Mickoski: Personalisht Borisov më ka treguar se Zaevi i ka premtuar realizimin e gjitha kërkesave bullgare

Maqedonia

Mickoski: Personalisht Borisov më ka treguar se Zaevi i ka premtuar realizimin e gjitha kërkesave bullgare

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:13
Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një intervistë për Tv24, ka thënë se personalisht kryeministri bullgar Bojko Borisov ka pranuar se Zoran Zaev duke qenë në opozitë i ka premtuar atij se do t’i realizojë të gjitha kërkesat bullgare vetëm që të bëhet kryeministër.

Ai thotë se nuk është i sigurtë në këtë informatë por vetëm i përcjellë fjalët e Borisovit.

“Më pyetët për Borisovin, ai mua më ka thënë personalisht se kjo sot që e kërkojnë është premtuar nga Zoran Zaev. Unë nuk kam qenë prezent në atë takim, por mund ta konfirmoj besueshmërinë e këtij informacioni, ditancohem, por unë vet e kam dëgjuar këtë nga ai. Kur ka qenë në opozitë dhe kur ka qenë kryetar komune, Zaev ka qenë te ai dhe ka premtuar vetëm sa të bëhet kryeministër do t’i realizojë gjitha kërkesat” thotë Mickoski.

Mickoski thotë se në politikë asgjë nuk është e rastësishme.

Sipas Mickoskit, politikat e Zoran Zaev janë tradhëtare dhe në kundërshtim me interesat maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat