Matura shtetërore do të jetë me numrin e njëjtë të lëndëve si vjet

Maqedonia

Matura shtetërore do të jetë me numrin e njëjtë të lëndëve si vjet

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Foto arkiv

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska thotë se koncepti i maturës nuk mund të ndryshohet për shkak se do të përbëhet problem gjatë regjistrimit në fakultete.

Ministrja Carovska tha se viti mësimor duhet të përfundojë me maturën shtetërorë.

“Mbani mend vjet se ku ishte problemi me maturën shtetërore. Një pjesë e nxënësve duhet të shkonin në provim për të vazhduar me arsimit, nuk ua pranonin jashtë për shkak se ne kemi vendosur të mos kemi maturë shtetërore. Në të gjitha vendet, në gjithë rajonin u mbajt matura shtetërore pa pengesa”, tha Carovska.

Përfaqësuesit e shkollave të mesme dje kishin takim ku kërkuan dy kërkesa për shkak të pandemisë dhe kushteve në të cilat mësohet. E para ishte që të japin kenë dy teste eksterne dhe të ketë më pak material mësimor për shkak të online-platformat janë më pak minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat