Sot 28 viktima dhe 929 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 28 viktima dhe 929 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.758 teste, ndërsa janë regjistruar 929 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-417, Kumanovë-40, Shtip-20, Prilep-47, Tetovë-46, Strugë-31, Veles-39, Manastir-46, Ohër-33, Kavadar-23, Gostivar-37, Gjevgjeli-11, Strumicë-32, Kriva Pallankë-7, Radovish-2, Krushev-1, Koçan-22, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Pehçev-1, Berov-5, Vallandov-3, Vinic-4, Dellçev-10, Kratov-1, Sveti Nikollë-10, Kërçovë-22, Resnjë-5, Negotinë-10.

28 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi (58, 75, 67, 78 dhe 22), një nga Kumanova (69), një nga Dibra (66), gjashtë pacientë nga Prilepi (70, 77, 53, 56, 69 dhe 82), dy nga Struga (59 dhe 69), një nga Velesi (66), tre nga Manastiri (76, 69 dhe 61), një nga Kavadari (57), një nga Gostivari (83), një nga Radovish (80), një nga Krusheva (64), një nga Koçani (65), një nga Probishtipi (78), dy pacientë nga Kratova (76 dhe 76) dhe një pacient nga Kërçova (80).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 70.883.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat