Selmani: Vetoja bullgare, dështim i radhës i RMV-së

Maqedonia

Selmani: Vetoja bullgare, dështim i radhës i RMV-së

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Bashkim Selmani

Sipas profesorit universitar, Bashkim Selmani, ky është një dështim i radhës i RMV-së në politikën e jashtme, ku luajnë rolin e një shteti të fuqishëm dhe me ndikim në Europë, ndërsa gjendja faktike e tregon të kundërtën.

Por, edhe BE-ja, sipas Selmanit, nuk është treguar e drejtë si me Maqedoninë e Veriut ashtu edhe me Shqipërinë dhe Kosovën.       

“Fatkeqësi ka qenë problem i pozitës së Maqedonisë në politikën e jashtme, për arsyeje se si politika shtetërore asnjëherë nuk e kanë ditur se ku e kanë rolin, pozitën dhe ose njohja e shtetit në nivelin ndërkombëtar. Krejt këto pengesa si duket edhe pozita edhe opozita janë duke i dhënë më shumë rëndësi problemeve historike sesa problemeve të brendshme. Edhe faktori ndërkombëtare, siç është BE, në krahasim me shtetet e tjera, me Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë nuk ka qasje të drejtë dhe të barabartë. Edhe ky problem nuk është i hapur rastësisht dhe në vete ngërthen problem, prandaj them edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja nuk e kanë rrugën e drejtë.”,- deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.  

Sipas analistëve, politika do të vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzave deri në zgjedhjet tjera, për një votë më shumë, ndërsa qytetarët mbeten në pritje që vendi të fillojë bisedimet dhe sa më parë të bëhet pjesë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat