Për 10 vite, 65.675 maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare

Maqedonia

Për 10 vite, 65.675 maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Ilustrim

 Gjatë 10 viteve të fundit, 65.675 qytetarë maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare.

Kjo u bë e ditur sot nga ministrja e drejtësisë e Bullgarisë, Desisllava Ahlladova gjatë një fjalimi në Parlamentin bullgar, ku temë kryesore ishin raportet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, të gjithë ata që kanë bërë aplikimet janë bazuar dhe kanë deklaruar se kanë origjinë bullgare.

Shifrat zyrtare bëjnë të ditur se këto shtetësi janë dhënë gjatë periudhës 2010 – 2020, duke u respektuar ligjet dhe dekretet shtetërore.

Në seancën e Kuvendit ka pasur debate të zjarrta se përse maqedonasit vrapojnë pas shtetësisë bullgare për të shfrytëzuar të mirat që i ofrohen atyre si qytetarë të BE-së, ndërsa në Shkup udhëhiqet politikë e paparë kundër Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat