Hedhin vezë në drejtim të MASH-it, nxënësit në Maqedoni kërkojnë të mos mbahet provimi i maturës shtetërore

Maqedonia

Hedhin vezë në drejtim të MASH-it, nxënësit në Maqedoni kërkojnë të mos mbahet provimi i maturës shtetërore

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:54
Foto Ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme kanë vazhduar me protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Duke hedhur vezë në objektin e ministrisë, ata kërkojnë matura shtetërore këtë vit, të mbahet vetëm në dy lëndë dhe pyetjet të jenë më të lehta.

Kjo protestë vjen vetëm disa ditë pasi kryetarit të Unionin të Nxënësve të Shkollave të Mesme Blendi Hodai, pati takim me ministren e Arsimit Milla Carovska.

Por nga MASH thonë se provim të maturës patjetër duhet të ketë, sepse me atë rrumbullaksohet dituria.
“Arsimi duhet të vazhdojë të rrjedhë edhe në një kohë të këtillë pandemi, sepse ka të bëjë me të ardhmen e brezit të ri”, thonë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat