​Ahmeti e vlerëson të suksesshëm qeverisjen 100 ditore në Zaevit

Maqedonia

​Ahmeti e vlerëson të suksesshëm qeverisjen 100 ditore në Zaevit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar këtë të shtunë kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, për të vlerësuar 100 ditëshin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.

Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.

Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njëjtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat