MSH-Maqedoni: Vaksinimi do të jetë i sigurt, qytetarët të mos u nënshtrohen dezinformatave

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Vaksinimi do të jetë i sigurt, qytetarët të mos u nënshtrohen dezinformatave

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një fjalim video u tha qytetarëve se vaksinat e coronavirusit janë të sigurta, ato po zhvillohen në platforma tashmë të testuara dhe ato janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai informoi se Qeveria do të sigurojë një numër të mjaftueshëm të vaksinave për të vaksinuar 60% në 70% të popullsisë sipas nevojës për të fituar imunitet kolektiv.

“Vaksinat janë zhvilluar në përputhje me protokollet dhe procedurat e sigurisë që kompanitë e vaksinave kanë përdorur për vite me rradhë. Falë vaksinave, shumë sëmundje të tilla si shytat, poliomieliti dhe fruthi janë çrrënjosur në botë”, tha Filipçe.

Ai thotë se po përhapen shumë dezinformata dhe lajme të rreme të cilave qytetarët nuk duhet tu nënshtrohen, ndërsa vaksinimi do të jetë plotësisht i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat