AlternAtivA: A është Buçkovski shenjë dështimi e Osmanit dhe Zaevit?

Maqedonia

AlternAtivA: A është Buçkovski shenjë dështimi e Osmanit dhe Zaevit?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Foto Ilustrim

Pasi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar që përfaqësues special për bisedime me Bullgarinë të jetë Vlladimir Buçkovski, detyrimisht shtrohen dy pyetje:

-a është kjo shenjë se ka dështuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, apo shefi i tij, Z. Zaev, nuk ka besim që një shqiptar të zhvillojë negociata që janë kaq të rëndësishme për identitetin etnik dhe gjuhësor të maqedonasve?


Sido që të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, e vërteta lakuriqe mbetet se kjo qeveri ka dështuar në shtyrjen e procesit të integrimit, ka dështuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjin tonë lindor dhe, së fundi, ka dështuar në krijimin e kohezionit të brendshëm politik për tema kaq të rëndësishme.


Prandaj, AlternAtivA konkludon se Buçkovski, përveçse sinonim i dështimit të Osmanit e Zaevit, më shumë se kaq është simbol i ngërçit të integrimeve dhe pesimizmit të qytetarëve tanë, si dhe mesazh se në vend që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtar i BE-së, qytetarët e saj do të duhet të bëhen emigrantë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat