Filipçe nuk do të jep dorëheqje, nëse gjatë fundvitit rriten rastet me coronavirus

Maqedonia

Filipçe nuk do të jep dorëheqje, nëse gjatë fundvitit rriten rastet me coronavirus

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Venko Filipçe

Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk vjen parasysh dorëheqja e Venko Filipçes, nëse gjatë festave të fundvitit do të ketë rritje të rasteve me coronavirus. Ky reagim i MSH-së vjen pasi është pyetur nëse masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive nuk japin rezultate.

Nga MSH thonë se ministri dhe të gjithë të punësuarit janë të përkushtuar, mirë të organizuar në lidhje me sfidat nga pandemia.

“Virusi është i paparashikueshëm, të gjitha vendet në botë ballafaqohen me të njëjtën sfidë – menaxhimin e kapaciteteve spitalore, mungesën e shtretërve dhe personelit mjekësor. Asnjë sistem shëndetsor në botë nuk ka qenë i përgatitur për këtë pandemi”, thonë nga MSH.

Komisioni për Sëmundje Infektive sot propozoi që nga e premtja e sotme deri më 21 janar objektet hotelerike të mbyllen në orën 18:00, ndërsa restorantet në ora 21:00.

Komisioni ju bën thirrje qytetarëve që të mos ketë grupime nëpër shtëpi dhe festa pa respektim të masave për mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat