Qeveria e Maqedonisë i pranon masat e reja, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë i pranon masat e reja, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Foto Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilat vendoset që nga 18 dhjetori deri më 21 janar, objektet hotelierike të punojnë deri në ora 18:00

Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp.

Ai tha se masat kufizuese janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për restorantet, tubimet publike dhe rekomandime për bashkësitë fetare.

Kjo masë e ka emrin “Festo përgjegjshëm” me të cilat pritet të parandalohet rritja e numrit të rasteve të reja gjatë vitit të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat