Filipçe: Gjendja me koronavirus është e qëndrueshme, qytetarët të kenë kujdes nga lajmet e rrejshme

Maqedonia

Filipçe: Gjendja me koronavirus është e qëndrueshme, qytetarët të kenë kujdes nga lajmet e rrejshme

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se gjendja me coronavirus në vend është e qëndrueshme, por ende vazhdon të jetë numri i lartë i të infektuarve.

Ai tha se presioni në spitale është i madh, por ka ende vende të lira nëpër spitale.

Filipçe theksoi se edhe në rajon numri i të infektuarve dhe viktimave është i lartë dhe se po përcjellim gjendjen me vëmendje.

Në lidhje me vaksinat ai tha se kemi vizituar operatorët e shpërndarjes së vaksinave, ndërsa në janar pritet ardhja e frigoriferëve për ruajtjen e vaksinave.

“Vaksinat do të jenë falas ndërsa prioritet do të kenë personeli shëndetësor, të moshuarit”, tha Filipçe.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj lajmeve të rrejshme, duke pasur parasysh që kohëve të fundit janë intensifikuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat