Spasovski: Me avancimin e kapitujve të LPP garantohet mbrojtja e ligjshmërisë

Maqedonia

Spasovski: Me avancimin e kapitujve të LPP garantohet mbrojtja e ligjshmërisë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Oliver Spasovski

Kapitulli i prezumimit të pafajësisë, kapitulli i ligjshmërisë dhe proporcionalitetit dhe kapitulli i gjykimit të drejtë, meriton mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, konstatoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në promovimin e sotëm të projektit edukativ të Sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut në temë “Avancimi i kapitujve bazë të Ligjit për procedurë penale dhe zbatim të autorizimeve policore”, dedikuar për nëpunësit policorë, që u mbajt në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë.

“Si ligj kryesor në segmentin hetimor prokurorial të zbatimit të ligjeve, Ligji për procedurë penale i definon dhe rregullon vendin dhe kompetencat e policisë, duke hapur realisht mundësi të mëdha për përballje më të mirë me krimin në nivel institucional dhe sistematik, natyrisht, njëkohësisht duke na mundësuar zbatim në mënyrë të vazhdueshme të ligjeve, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski.

Në fjalimin e tij, ministri theksoi se funksionimi i policisë përmes mekanizmave normative të këtij ligji, i cili mundëson jo vetëm procedurë penale të modernizuar, të harmonizuar me legjislacionin evropian, por edhe forcimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale, është thelbësore.

“Dhe kjo në mënyrë të barabartë, si në aspektin e respektimit vendimtar dhe pa kompromis të detyrimeve policore përmes dispozitave ligjore të përcaktuara, dhe në drejtim të respektimit të kompetencave policore, pa ndonjë dilemë në justifikimin e tyre ligjor. Sidomos përmes prizmit të vëzhgimit publik të veprimit policor, dhe mbi të gjitha nga aspekti i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”, shtoi Spasovski.

Ministri potencoi se projekti ka për qëllim përmirësimin e mëtutjeshëm cilësor të rregullave ligjore për veprim policor, veçanërisht në përdorimin e mjeteve të detyrimit, duke minimizuar më tej të gjitha pasojat e mundshme, të cilat mund të provokojnë çdo reagim publik në lidhje me ligjshmërinë e puna policore, duke eleminuar mundësinë e shfaqjes së të ashtuquajtit “brutaliteti policor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat