Angellovski: Ulje e madhe e numrit të aksidenteve në trafik, si rezultat i kontrolleve të përforcuara

Maqedonia

Angellovski: Ulje e madhe e numrit të aksidenteve në trafik, si rezultat i kontrolleve të përforcuara

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Toni Angellovski

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, sot në konferencë për shtyp nga Velesi, tha se si rezultat i kontrolleve të përforcuara në komunikacion, është evidentuar përmirësim i sjelljes së shoferëve.

Sipas tij, kjo reflekton edhe tek ulja e madhe e aksidenteve dhe viktimave në to

“Krahasuar nëntorin e vitit 2020, me nëntorin e vitit 2019, kemi 21 përqind ulje të aksidenteve, 36 përqind ulje të viktimave në aksidente, 75 përqind ulje të vdekjeve të këmbësorëve, ndërsa 47 përqind ulje të aksidenteve me lëndime të rënda trupore”, tha Angellovski.

Duke folur për territorin e SPB Veles, Angellovski tha se aksidentet me lëndime të rënda trupore janë ulur për 62 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat