Maqedoni, pronarët nuk do të kenë nevojë të hapin konkurs për tu punësuar në kompaninë e tyre

Maqedonia

Maqedoni, pronarët nuk do të kenë nevojë të hapin konkurs për tu punësuar në kompaninë e tyre

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Qytetarët që duan të themelojnë kompaninë e tyre, do të mund të punësohen menjëherë në të dhe të regjistrohen në Agjencinë e Punësimit, pa qenë e nevojshme të hapin konkurs për atë vene pune.

Deri më tani, kjo vlente vetëm për ata që do të ishin menaxherë të kompanisë.

Të punësuarit e ri në kompaninë menjëherë, pa konkurs, do të mund të jenë edhe persona të tjerë që fillimisht do të lidhin marrëdhënien e punës atje.

Me këtë risi, është propozuar të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për sistem një sportel dhe mbajtjen e një regjistri tregtar dhe një regjistri të personave të tjerë juridikë.

Projektligji për ndryshimet është në Qeveri dhe tashmë është në procedurë parlamentare dhe do të përfaqësohet nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Qeveria vlerëson se nuk ka asnjë problem teknik për të kryer këtë risi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat