Neziri: 100 ditët e para të Qeverisë, nën hijen e Kovid-19

Maqedonia

Neziri: 100 ditët e para të Qeverisë, nën hijen e Kovid-19

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:51
Xhelal Neziri

Analisti politik Xhelal Neziri në emisionin e sotëm “Rruga drejt…”, deklaroi se 100 ditshi i qeverisë së Zaevit, karakterizohet me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19, gjë që ka nxjerr në pah një shëndetësi të brishtë dhe problemeve me të cilat janë përballur qytetarët në këtë drejtim.

Neziri vuri në pah edhe funksionimin e shtëpisë ligjvënëse duke nënvizuar se Parlamenti ishte gjithashtu joefektiv për shkak të shumicës së brishtë, dhe mungesës së bashkëpunimit me opozitën.

“Mendoj se edhe vetë programi i Qeverisë 2020-2024 e ka pasur parasysh pandeminë e cila po ndodhë jo vetëm këtu por në gjithë botën, i ka pasur parasysh efektet negative jo vetëm mbi shëndetin e njerëzve por edhe në aspektin ekonomik dhe në bazë të këtyre parametrave ka bërë përllogaritjet se çfarë mund të bëj në mandatin që është duke e çuar përpara.

Megjithatë nuk mund të themi se kjo qeveri ja ka nisur mirë, e them këtë sepse nuk janë miratuar disa projekte ligjore që janë të rëndësishme për qytetarët, disa prej tyre janë të nënvizuar edhe në raportin e Bashkimit Evropian, siç është ligji për diskriminim”, tha Xhelal Neziri, analistë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat