Ganiu i pandalshëm, rregullon infrastrukturën në Çair

Maqedonia

Ganiu i pandalshëm, rregullon infrastrukturën në Çair

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:44
Foto Ilustrim

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon realizimin e projekteve të parapara sa i përket rregullimit të infrastrukturës.

Ai informon se ka përfunduar rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen Gazi Babë dhe se tani vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës.

Finalizojmë rekonstruimin e rrugës Mendeleeva me asfaltimin e saj

Pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit, ekipi i punës së Komunës së Çairit  ndodhet në rrugën Mendeleeva dhe ka filluar përgatitjet për asfaltimin e saj, si fazë finale e procesit të rekonstruimit! 
Sipërfaqja e rekonstruimit: 377 m

Vlera e realizimit të procesit të punës: 3.136.020 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat