Shilegov: Asnjë denar nga arka e qytetit nuk ka hyrë në shoqatën time të avokatëve

Maqedonia

Shilegov: Asnjë denar nga arka e qytetit nuk ka hyrë në shoqatën time të avokatëve

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, e përgënjeshtëroi zëdhënësin e OBRM-PDUKM-sësë se si kryetar i komunës e ka paguar shoqatën e tij të avokatëve për shërbime konsultante.

Ai tha se me gënjeshtra dhe manipulime partia opozitare e shpreh mungesën e ideve.

Shilegov në konferencën për shtyp tha se Qyteti i Shkupit dhe ai si kryetar nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshje, asnjë denar nga arka e qytetit, tha ai, nuk ka hyrë në shoqatën e tij të avokatëve.

“OBRM-PDUKM-ja me gënjeshtra dhe manipulime tregon mungesë të ideve dhe se të qarta janë druarja dhe pafuqia që të përgjigjen në politikat e reja të qytetit, të cilat po bëhen gjatë tre viteve të fundit dhe rezultatet e të cilave janë të dukshme dhe mirë të pranuara nga qytetarët”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat