KSHZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Shtip

Maqedonia

KSHZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Shtip

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot bëri të ditur rezultatet përfundimtare të votimit për kryetar komune në Shtip. Në këto zgjedhje fitues doli Sashko Nikollov nga LSDM me 11.477 vota.

Kandidati i Integras, Simon Polikarp fitoi 1.179 vota, dhe nga 200 tre kandidatë të tjerë.

Të drejte vote në zgjedhjet e Shtipit kishin 41.777 votues, ndërsa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.301 votues. Fletëvotime të vlefshme ka pasur 13.485 dhe të pavlefshme 816.

Rezultatet përfundimtare në Komunën e Pllasnicës u bënë të ditur të enjten ku fitoi kandidati nga radhët e BDI-së, Alija Jaoski i cili fitoi 1.696 vota.

Nikollov dhe Jaoski do të jenë kryetarë komunash deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat