VMRO-DPMNE me liderin aktual nuk mund ta fiton pushtetin, thonë analistët

Maqedonia

VMRO-DPMNE me liderin aktual nuk mund ta fiton pushtetin, thonë analistët

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE dhe Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski nuk po kalojnë periudhë të mirë politike. Kjo parti po humb disa cikle zgjedhore me rradhë, njëherit janë shfaqur edhe pakënaqësi nga ish funksionarë por edhe anëtarë aktual të VMRO-së të cilët kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit dhe rifreskim të partisë.

VMRO-DPMNE nuk mori as në zgjedhjet e parakohëshme lokale në Shtip ku këtë komunë e fitoi kandidati i LSDM-së. VMRO-DPMNE nga problmet brendapartiake po dobësohet dita e ditës dhe nuk po funksionon më së miri në skenën politike.

Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se VMRO me liderin aktual nuk mund të fiton partinë e Zaevit. Sipas tyre moskonsolidimi i kësaj partie do të rezulton me humbje në zgjedhjet e ardhshme lokale vitin e ardhshëm.

“VMRO me liderin aktual nuk mund ta fitojë LSDM-në. Kjo është e dëshmuar tashmë në disa humbje serike si asnjëherë më parë kur dihet se VMRO e ka dominuar gjithmonë partinë aktuale maqedonase në pushtet. Rasti i fitores së LSDM së në Shtip e tregon qartë se çfarë e pret partinë e Mickoskit në zgjedhjet lokale. Me një fjalë, VMRO me këtë lider aktual që akoma luan në kartën e nacionalizmit në disa monente, nuk mund të fitojë dhe rëndom do ketë edhe pakënaqësi brenda kampit opozitarë në VMRO që do reflektojnë edhe në zgjedhjet lokale dhe një humbje e rradhës do ta dobësojë akoma më shumë VMRO në dhe atëherë do jenë të kota ndryshimet më kreun e partisë. Do jetë vonë me një fjalë”, ka deklaruar Urim Saliu, gazetar.

Nga ana tjetër, analisti poltik Blerim Hyseni thotë se në periudhen kur ska mbetë as edhe një vit nga zgjedhjet lokale zërat e pa knaqur brenda VMRO janë të vonuar nese vertetë e kanë interes këtë parti politike.

“Them këtë sepse çdo përçarje brenda saj do të shkojë në interes të partisë në pushtet. Sado që të duket se brenda këtij subjekti politik ka pasur zëra paknaqësie me liderin e tyre këto zëra nuk arritën që të arrijnë qëllimin e tyre për kongres të parakohshëm dhe garën për lider të ri. Ky fakt mendoj që mjafton që Mickoski të ndjehet më i fuqishëm. Vlerësoj që ky proces nëse shikohet nga aspekti i interesit i kësaj partie do të ishte pas zgjedhjeve lokale dhe varësisht nga rezultati i tyre do të ndërmerreshin hapa adekuat”, ka deklaruar për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat