Buçkovski: Udhërrëfyesi është një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes

Maqedonia

Buçkovski: Udhërrëfyesi është një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Vllado Buçkovski

Udhërrëfyesi duhet të jetë një nga veglat për intensifikim të realizimit të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe miqësi, thotë në deklaratë për TV Telma i dërguari special i Qeverisë në bisedat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

“Në komunikimin intensiv që e bëjmë  me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë pritjet nga ana jonë është t’i marrim  vërejtjet eventuale dhe propozimet plotësuese për  plan aksionar. Do të thotë, udhërrëfyesi ose  karta  rrugore, ashtu siç e quajnë,  duhet të jetë një nga veglat për intensifikim të realizimit  të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe miqësi.

Mendoj se atë duhet ta marrim  tashmë pas Vitit të Ri,  që do të ishte një impuls pozitiv se do të kemi shans të ri, më serioz do të thoja para zgjedhjeve parlamentare të shohim nëse mundemi të gjejmë kompromis për disa çështje të hapura”, deklaroi Buçkovski.

Ekipi ynë, thotë Buçkovski, intensivisht koordinohet, bëjmë përpjekje të jemi proaktiv, të tregojmë gatishmëri nga ana jonë edhe krahas zhgënjimeve se nuk ka anulime.

“Kryesia portugeze është shans i ri. Para zgjedhjeve  në Bullgari do të bëjmë përpjekje t’i definojmë  dhe jam i bindur se do t’i definojmë  këto çështje të cilat janë  më prioritare ta kthejmë besimin”, deklaroi Buçkovski për TV Telma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat