Teleferiku me 6 ulëse në Kodrën e Diellit ende jashtë funksionit! Aleksoski: Këtë sezon do të hyjë në funksion

Maqedonia

Teleferiku me 6 ulëse në Kodrën e Diellit ende jashtë funksionit! Aleksoski: Këtë sezon do të hyjë në funksion

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:28
Teleferiku në Kodrën e Diellit

Ky teleferik që po shihni u lëshua në përdorim më 26 shkurt të këtij viti, pikërisht para zgjedhjeve që u desh të mbahen në muajin prill. Për këtë projekt në atë kohë të pranishëm ishin deputetë e ministra por nuk mungoi as kryeministri i atëhershëm teknik Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Por pothuajse pas 10 muajsh si dhe në kohën kur edhe ka filluar sezoni turistik në Kodrën e Diellit ky teleferik nuk është në funksion përkundër të tjerëve që janë në lëshim.

Skiatorët thonë se do të duhet të presin radhë në ski-liftet e tjerë ndërsa lëshimi i këtij do të pakësonte ngarkesën në qarkullim.

“Po ka radhë në skiliftet, ka shumë radhë, po të ishte ky do ta zvogëlonte radhën në ski liftet tjerë dhe do të ishte edhe më mirë po të ishte në përdorim ky skilift. Nuk ia vlen për ata që skijojnë për një ditë të paguajn mbi 1000 denarë dhe pritet shumë radhë, unë për vetë kam biletë sezonale, kemi paguar rreth 10 mijë denarë dhe përsëri presim radhë.”

“Po kemi pengesa se ka shumë radhë në skilifte dhe nuk e dimë çka është problemi dhe mendoj se duhet të nisë në funksion dhe mendoj se do të pakësohet radha në ski lifatet e tjerë.”

Drejtori i Elem Turs, Zhiko Aleksoski thotë se sezoni këtë vit ka filluar për së mbari, pasi që pas 10 viteve lëshohen në përdorim ski liftët para Vitit të Ri. Ai zotohet se gjashtë ulëset do të futen në përdorim këtë sezon, dhe se problemi për mos lëshimin e këtij skilifti është për shkak të Covidit.

“Teleferiku gjashtë ulëse për shkak të situatës me Covid pak na ka vonuar me lëshimin në përdorim për shkaqe teknike për shkak të skiatorëve pasi që është me kabinë dhe me sistem të mbyllur dhe shpresoj se në një periudhë shumë të shkurtër do të lëshohet në përdorim”, tha Zhiko Aleksoski nga Elem Turs.

Teleferiku ka kapacitete për 2400 persona në orë ndërsa është i gjatë tre kilometra. Si projekt-ide është nga viti 2012. Pjesëmarrësit premtuan ndërtimin e kushteve për prodhimin e borës artificiale si dhe teleferikun nga qyteti i Tetovës në Kodrën e Diellit, ku thanë se qeveria ka ndarë 300 mijë euro për planin e këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat