Jovanovski dorëzon gjashtë kallëzime të reja penale në Prokurori

Maqedonia

Jovanovski dorëzon gjashtë kallëzime të reja penale në Prokurori

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Bojan Jovanovski

Bojan Jovanovski sot deri te Prokuroria ka dorëzuar gjatë kallëzime të reja penale, kundër shumë personave.

Avokati i tij Sashko Dukovski deklaroi se kallëzimet janë dorëzuar për më shumë vepra penale, prej të cilave, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, trajtim jo i duhur i të sëmurëve, tortura, vrasje në tentativë, etj.

“Për shkak të faktit se ky është hetim paraprak dhe vetëm ngritja e kallëzimeve penale, nuk mund të them se cilët janë personat në fjalë.

 Unë vetëm do të them se ata janë përfaqësues të profesionit të mjekut që morën pjesë në disa procese, përfaqësues të qeverisë, gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha Dukovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat