SÇE: Përmes IPA 2 janë siguruar 110 milionë euro për infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore

Maqedonia

SÇE: Përmes IPA 2 janë siguruar 110 milionë euro për infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Financimi i projekteve në sektorin e transportit në IPA 2 (2014-2020) bëhet përmes një programi shumëvjeçar në vlerë prej 110 milion euro dhe zbatohet permes mënyrës së decentralizuar të menaxhimit, që do të thotë se Maqedonia e Veriut drejtpërdrejt menaxhon me paratë e taksapaguesve evropianë, informojnë nga Sekretariati për Çështjet Evropiane duke reaguar ndaj pretendimeve për (mos)shfrytëzimin e mjeteve evropiane.

Në kumtesë theksohet se në këtë shumë janë planifikuar projekte në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore, për të cilat nuk janë humbur mjete për këtë periudhë.

“Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një mekanizëm tjetër përmes të cilit financohen projekte të mëdha të infrastrukturës, përfshirë sektorin e transportit. Për të kompletuar kornizën financiare për projekte të tilla kapitale, përveç granteve të marra, pajtueshmëria për hua duhet të merret nga një institucion financiar ndërkombëtar. Për shkak të politikës fiskale të përgjegjshme dhe mbajtjes së nivelit të borxhit brenda një kornize të qëndrueshme, Ministria e Financave vlerëson me shumë kujdes se cilat projekte do të miratojë për financim përmes WBIF-së”, theksohet në kumtesë.

SÇE-ja thekson që përdorimi i mundësive të Planit ekonomiko- investues, i cili u prezantua në tetor të këtij viti nga komisionari i BE-së për Zgjerim Oliver Varheji, Maqedonia e Veriut në thirrjen e WBIF-së, e cila skadon në shkurt të vitit 2021, do të aplikojë për grante të reja, përfshirë lidhje hekurudhore me Bullgarinë, e cila do të ulë shkallën e huamarrjes.

“Lidhur me deklaratën se nuk janë siguruar mjete për t’u marrë me pasojat socio-ekonomike të pandemisë, ne informojmë se në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër prej vetëm një muaj, administrata e koordinuar nga SÇE-ja arriti të riprogramojë 50 milionë euro nga Çmimi i sukseshmërisë së BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Këto mjete u përdorën për të zbatuar një pjesë të paketës së tretë të masave ekonomike të Qeverisë, pra 30 milion euro u injektuan si hua pa interes me një komponentë granti për ndërmarrjet mikro dhe të vogla përmes Bankës Maqedonase për mbështetje të zhvillimit, dhe 10 milion euro për të mbështetur masat aktive për punësim përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, theksohet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat