Shahpaska: Kujdesi për më të vegjlit, veçanërisht fëmijët pa prindër dhe kujdesi prindëror është një nga prioritet tona

Maqedonia

Shahpaska: Kujdesi për më të vegjlit, veçanërisht fëmijët pa prindër dhe kujdesi prindëror është një nga prioritet tona

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:40
Jagoda Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot ishte në vizitë në SOS Fshatin për Fëmijë në Shkup, ku u takua dhe bisedoi me personat që drejtojnë punën në Fshatin për Fëmijë, kujdestarët që në rolin e prindërit ofrojnë kujdes 24-orësh me disa nga fëmijët që jetojnë aty.

Në takim, siç u informua nga MPPS, ata biseduan për të gjitha aktivitetet e zbatuara në fushën e reformës sociale, kujdesin për jetimët dhe kujdesin prindëror, dhe me kujdestarët që janë në rolin e prindërve për angazhimin e tyre brenda SOS Fshatit të Fëmijëve.

Ministrja e vizitoi gjithashtu Qendrën për burime, e cila synon të përforcojë kapacitetin e familjeve për kujdes cilësor dhe mbrojtje të fëmijëve të tyre dhe të sigurojë mbështetje për ndërhyrje për fëmijët dhe prindërit në krizë.

Qendra për burime përfshin mbështetjen arsimore, mbështetjen në ushqim, sigurimin e shëndetit të tyre fizik, psiko-social dhe emocional dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, në mënyrë që të lehtësojë qasjen në të drejtat e fëmijëve për zhvillim dhe mbrojtje.

Për momentin në SOS Fshatin për Fëmijë janë përkujdesur 57 fëmijë në 13 familje strehuese me mbështetje shtesë nga një ekip profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat