Problemet e duhanxhinjve në labirintet qeveritare!

Maqedonia

Problemet e duhanxhinjve në labirintet qeveritare!

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Ilustrim

Problemet e kultivuesve të duhanit nëpër labirintet qeveritare. Ata sot u ulën në tavolinë të përbashkët me kryeministrin Zaev dhe ministrin kompetent Arjanit Hoxha. Ministri i bujqësisë theksoi se është evidentuar përmirësim i vogël në blerjen e duhanit. Shtoi se është optimist se trendi i rritjes së çmimit blerës, edhe pse me ritëm të ngadaltë, po shkon drejt rritjes.

“Ne kemi shumë ankesa për shkallën e dytë të vlerësimit të duhanit, ky është motiv shtesë për bujqit, për duhanxhinjtë, që të binden se puna e tyre do të vlerësohet ashtu siç kanë punuar dhe sipas meritave e jo ashtu siç vlerësohet aktualisht”, tha Hoxha.

Edhe Kryetari i Lidhjes së shoqatave të duhanxhinjve, theksoi se përmirësimi nuk është në nivelin e duhur, sipas pritshmërisë dhe kërkesave të kultivuesve të duhanit.

“Në vende të caktuara ka përmirësime, në disa vende situata është e njëjtë, ose më e keqe mund të them”, deklaroi Stomnaroski.

Kultivuesit e duhanit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe të njëjtat ia dorëzuan edhe kryeministrit Zaev.

“Vlerësimi të jetë fleksibil, të mos merret duhani me klasë më të ulët, taksat të mos jenë më të larta se 5%…Ne themi se një ton, atë që e ka prodhuar kultivuesi i duhanit, atë t’ia blejnë…nuk nevojitet që dikush të luajë  dhe të manipulojë me kultivuesit e duhanit për shkak se në asnjë rregullore dhe në asnjë ligj nuk shkruan se duhani duhet të blihet me përqindje”, tha Stomnaroski.

Ministri Hoxha nuk deshi të jepte përgjigje të saktë në lidhje me paralajmërimin për anulim të klasës së katërt të duhanit. Ai kujtoi se mundësia e tillë ishte paralajmëruar vetëm si opsion, por tani siç tha, nuk do të komentojë për shkak se sipas tij procesi i blerjes së duhanit është i ndjeshëm. Mundësi ligjore ka, theksoi Hoxha duke shtuar se për këtë duhet të ketë pajtueshmëri nga ana e kultivuesve të duhanit, në të kundërtën sipas ministrit paralajmërimi i tillë mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat