Nuhiu: Do t’i identifikojmë gjyqtarët dhe prokurorët me paragjykime etnike, Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

Maqedonia

Nuhiu: Do t’i identifikojmë gjyqtarët dhe prokurorët me paragjykime etnike, Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Agim Nuhiu, Elmi Aziri

 Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu në emisionin e sontëm “Rruga drejt…” në temën mbi reformat në gjyqësor u shpreh se është në përgatitje e sipër metodologjia për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë e cila do të prezantohet më 28 dhjetor të këtij viti.

Sipas tij në vazhdimësi po punohet për pastrimin e gjyqësorit dhe identifikimin e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë punuar në mënyrë joprofesinale, madje edhe që kanë pasur edhe paragjykime në baza etnike.

“Këto ditë Këshilli Gjyqësor Republikan ka miratuar metodologjinë për vlerësim e kualitetit të udhëheqjes së procedurave gjyqësore, presim që ta miratoj edhe Këshilli Republikan i Prokurorëve dhe Komisioni për Parandalimin të korrupsionit. Me 28 dhjetor ne do të bëjmë prezantimin e metodologjisë për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, sepse me këtë ne insistojmë që piramidat e ndërtuara nëpër periudha të ndryshme të zhvillimit shtetëror të Maqedonisë ti eliminojmë, duke i eliminuar, duke i identifikuar prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë sjellë në mënyrë joprofesionale, që kanë pasur paragjykime edhe mbi baza etnike, e që aktgjykimet tyre që janë sjellë në atë formë të mund të dalin edhe jashtë qarkullimit juridik, që një ditë e më parë të kemi drejtësi për të gjithë”, deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër i drejtësisë.

Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

Emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve është element i mjaftueshëm për të konfirmuar se BDI-ja nuk punon ashtu siç deklarohet për pastrimin e gjyqësorit, por përkundrazi në partizimin e tij. Kështu deklaroi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, Elmi Aziri, deputet nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Siaps Azirit edhe në raportin e Komisonit Evropian janë të theksuara ndikimet partiake mbi gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai madje shprehet i prerë se pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, nuk mund të kthehet besimi tek gjyqësori.

“Shembull më i mirë i partizimit dhe politizimit të gjyqësorit se emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve nuk ka. Është shembulli më i mirë i partizimit të gjyqësorit. Ne si rezultat i një gjyqësori të këtillë siç e kemi, në kohën e qeverisjes së BDI-së na ndodhi rasti i Sopotit, rast i montuar politik, ne na ndodhi rasti “Monstra”, rast i montuar politik, dhe shumë e shumë raste të tjera, për të cilat opinioni ka njohuri…Aleanca për Shqiptarët mendon dhe vlerëson se struktuart dhe garnituart politike të cilat e kanë diskreditu deri në skajshmëri sistemin gjyqësor në RMV ato nuk janë të denjë për ta krye pastrimin, vetingun, filtrimin sido që ta quani. Andaj ne kemi propozua që të kemi një rol më aktiv të përfaqësuesve ndërkombëtare dhe të fillohet që nga rishikimi i rasteve të montuara politike, duke iu nënshtrua një vetingu real, nga profesionalizmi, pasuria dhe vendimet gjyqësore. Vetëm me raol më aktiv të ndërkombëtarëve mund të rritet besimi ndaj këtij gjyqësorit”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat