Ohër, goditen me makinë dy persona

Maqedonia

Ohër, goditen me makinë dy persona

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Dy persona nga Ohri, njëri 18-vjeçar dhe njëri adoleshent, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pasi mbrëmë në bulevardin “Zhelezniçka” në Ohër, janë goditur nga një makinë “BMW”.

Policia njofton se makina është drejtuar nga E.N (45) nga Labunishta, i cili e ka humbur kontrollin dhe i ka goditur I.U (18) dhe një minoren nga Ohri.

“Të dy kanë marrë lëndime trupore, ndërsa më rëndë është lënduar I.U, i cili është dërguar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Publike dhe është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat