Shahpaska: Prioritet është që askush të mos e humbasë punën dhe të mbështesim qytetarët më të rrezikuar

Maqedonia

Shahpaska: Prioritet është që askush të mos e humbasë punën dhe të mbështesim qytetarët më të rrezikuar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Jagoda Shahpaska

“Në kovid-krizën, kemi vendosur dy përparësi – ruajtjen e çdo vendi pune dhe kujdes dhe mbështetje të kategorive më të rrezikuar të qytetarëve për ta tejkaluar më lehtë krizën”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në fjalimin për një qind ditët e para të mandatit.

Është formuar një sistem i cili i absorbon familjet në rrezik, veçanërisht në kohë krize, tha ajo, duke shtuar se është siguruar qasje e lehtësuar në ndihmën minimale të garantuar dhe shtesën arsimore.

Numri i familjeve që marrin ndihmë minimale të garantuar është rritur me 5500 krahasuar me shkurtin e këtij viti, ndërsa me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve janë krijuar kushte që rreth 16 mijë fëmijë ta ushtrojnë të drejtën e shtesës arsimore.

“Morëm pjesë në përgatitjen e pakos së katërt të masave ekonomike që përfshiu 182,000 pensionistë, 84,000 punëkërkues pasivë, 8226 përfitues të pensionit social dhe 5570 prindër të vetëm, që mbuloi gjithsej 283 mijë qytetarë”, tha Shahpaska në llogaridhënien për 100 ditë të mandatit.

Kumtoi se për 0.6 për qind është më e ulët papunësia krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe tani është në 16.5 për qind. Gjatë pandemisë, siç tha ajo, po zbatohen masat nga Plani Operativ për programet aktive dhe masat e punësimit, disa me realizim 100 për qind, siç është masa për subvencionimin e pagave, për vetëpunësimin, si dhe Garancia e Rinisë përmes së cilës gjashtë mijë të rinj deri në 29 vjeç u punësuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat