E Majta ngrit padi penale kundër ish-ministres Angelovska

Maqedonia

E Majta ngrit padi penale kundër ish-ministres Angelovska

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Nina Angelovska

E Majta sot ngriti padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish-ministres së Financave, Nina Angelovska për bankën “Eurostandard”, sepse ndërsa ishte në detyrë, duke abuzuar me informacione të ndjeshme të brendshme, ajo tërhoqi depozitën e saj prej 250.000 euro.

Kjo ndodhi pak para se të falimentonte banka.

Ajo përdori pozicionin e saj zyrtar për përfitime personale dhe u vendos në një pozitë të privilegjuar dhe të favorshme.

“Me këtë sjellje të qëllimshme dhe të paligjshme, e pandehura shkeli nenin 50 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, i cili plotëson kushtet për ndjekje penale të ish-zyrtares për krim të rëndë të punës së pandërgjegjshme në shërbim”, tha Jovana Mojsoska nga E Majta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat