Spasovski: Policia për çdo ditë është në terren dhe çdokush që do të guxojë të organizojë festë do të përgjigjet penalisht

Maqedonia

Spasovski: Policia për çdo ditë është në terren dhe çdokush që do të guxojë të organizojë festë do të përgjigjet penalisht

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Oliver Spasovski

Ministri Oliver Spasovski paralajmëroi kontrolle të përforcuara nëpër vila, banesa dhe apartamente dhe ta se çdo do të përgjigjet për organizimin e festave me grupime.

Ai përsëriti se këto veprime janë vepra penale për rrezikim të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

“Kemi plan aksional që do të zbatojmë gjatë festave, për vit të ri dhe për çdo ditë do të ketë kontrolle me qëllim që të ndalojmë festat siç ndodhi mbrëmë në Vollkovë. Një ngjarje të tillë kishim edhe në Kumanovë ku ndaluam ahent familjar, dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Spasvoski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të festojnë në mënyrë të përgjegjshme për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Çdokush i cili nuk do të respektojë, qoftë pronar i vilës, shtëpisë apo qytetarë që marrin pjesë në ngjarje të tilla do t’u parashtrohen kallëzime penale për rrezikim të shëndetit të qytetarëve. Këtë plan operativ e përgatitën shërbimet policore dhe sipas këtij plani në çdo kohë dhe në çdo vend kemi ekipe të përgatitura për të dalë në terren”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat