Oda ekonomike: Sektori privat të mos vendoset në kontekst politik pa argumente

Maqedonia

Oda ekonomike: Sektori privat të mos vendoset në kontekst politik pa argumente

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Oda ekonomike e Maqedonisë

Oda ekonomike e Maqedonisë apelon  që sektori privar  të mos vihet në kontekst politik pa argumente.

E palejueshme  është, konsideron Oda, të bëhet linçimi publik i kompanive,  të cilat duke ndërtuar  partneritet privat  publik  realizojnë  investime plotësuese, krijojnë vende të reja pune dhe i respektojnë  standardet  ndërkombëtare dhe parimet në punën e tyre.

“Në ditët e fundit, në suaza të  debatit kuvendor lidhur me rregullimin e kontestit për kompaninë “GA-MA”,  operator i sistemit për  transmetim të gazit natyror, ishim dëshmitarë të shumë kualifikimeve të cilat janë jashtë  standardeve të demokracive bashkëkohore parlamentare. Rrëfimi i tillë negativisht ndikon  në reputacionin e kompanive të prekura “Makpetrol” SHA Shkup, ndërsa ndikon edhe mbi  tregun e lirë  në të cilin themelohet  ekonomia jonë, por edhe degradohet  instituti për  partneritet privat-publik, me çka shkaktohet dëm i pariparueshëm  i ekonomisë,  por edhe shtetit,  veçanërisht duke e pasur parasysh se lënda e diskutimit  është marrëveshja e arritur para Bashkësisë energjetike evropiane”, citon Oda.

Nevojitet,  potencon Oda ekonomike, të ndërpritet  me praktikën e  thirrjeve publike  të kompanive në kontekst politik dhe  nxjerrja e  konstatimeve  arbitrare të cilat shkaktojnë  dëm në reputacionin e kompanive.

“Kompanitë duhet të vlerësohen  vetëm përmes kritereve të cilësisë së prodhimeve të tyre dhe konkurencës së çmimeve të ofruara. Apelojmë  edhe në respektim deri në fund të  legjislacionit në fuqi, ndërsa nëse ekzistojnë, të gjitha dyshimet e fundit në lidhje me  ekzistimin/mosekzistimin e konfliktit të interesave dhe  paligjshmëritë, ato të nxirren  para organeve shtetërore kompetente  që të zbatohen të gjitha  veprimet e nevojshmne në drejtim të spastrimit të tyre”, nënvizon Oda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat