Zaev për propozimin e ri për regjistrimin e popullsisë: Po bëhen përpjekje që të pranohen kërkesat e opozitës

Maqedonia

Zaev për propozimin e ri për regjistrimin e popullsisë: Po bëhen përpjekje që të pranohen kërkesat e opozitës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se po bëhen përpjekje që propozimet e opozitës maqedonase në lidhje me Ligjin për regjistrimin e popullsisë të pranohen. Ai tha se të gjitha partitë politike për një vit e gjysmë janë të përfshira në këtë proces.

“Gjithë këtë një vit e gjysmë që kur biseduam për regjistrimin, opozita është e përfshirë. Kishte grupe të punës si nga qeveria dhe nga opozita, drejtori i Entit Shtetëror për Statistika”, tha Zaev.

Ai sqaroi se ka tre kategori të regjistrimit të popullsisë edhe atë njëra është ku përfshihen të gjithë qytetarët, pjesa tjetër është kur regjistrohen vetëm qytetarët rezident që jetojnë në vend dhe e treta është që të regjistrohen edhe qytetarët që kanë emigruar para një viti në Maqedoni.

“Opozita dha propozim të ri që të përdorim pajisje për gisht. Unë nuk e di se si do ta përdorin pajisjen e gishtit qytetarët që kanë emigruar para një viti. Po bëjmë përpjekje. Ministri i Drejtësisë hyri në kontakt me donatorë dhe do të shohim nse mund të sigurojmë donacione, kemi ambasada të cilët disponojnë mbi 20 milionë euro për përkrahjen e zgjedhjeve në shtet, dhe do të kërkojmë të ndajmë pesë milionë euro dhe të blejmë 5.000 pajsije që do t’i përdorim në zgjedhje dhe do të na ndihmojnë në regjistrim”, tha Zaev.

Sipas tij, regjistrimi është obligim i qytetarëve dhe ata duhet të regjistrohen sipas standardeve të “Eurostat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat