Canovski në gjykimin për lëndën “T.N.T”: Mile duhet të tregojë se kush e detyroi ta rrënojë objektin Kosmos

Maqedonia

Canovski në gjykimin për lëndën “T.N.T”: Mile duhet të tregojë se kush e detyroi ta rrënojë objektin Kosmos

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Sefer Canovski

Në seancën e sotme gjyqësor për rastin “T.N.T”, përkatësisht për rrënimin e objektit “Kosmos”, sot dëshmoi djali i pronarit të objektit, Sefer Canovski. Para se të fillojë gjykimi, ai iu drejtua ish-ministrit Mile Janakieski dhe kërkoi nga ai të pranojë se kush e ka detyruar të prishë objektin.

“Mile, pranojë se kush të detyroi ta rrënosh Kosmosin, pranojë që të përfundojë kjo”, i tha Canovski ish-ministrit Janakieski.

Janakieski tha se nuk ka faj dhe se kur objekti është rrënuar ai ka qenë në pushim, ndërsa Canovski tha se edhe atëherë edhe tani janë shërbyes të Nikolla Gruevskit.

Sipas Canovskit, motivi për rrënimin e objektit ka qenë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat