28 mijë qytetarë do të mbeten pa ndihmë prej 6 mijë denarëve?

Maqedonia

28 mijë qytetarë do të mbeten pa ndihmë prej 6 mijë denarëve?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Qeveria dhe bankat edhe sot kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me pagesën e qytetarëve, të cilët nuk arritën të marrin gjashtë mijë denarë, ndihmë shtetërore.

Bankat kërkojnë ndryshime ligjore në Ligjin ekzistues për Mbështetjen Financiare në mënyrë që të zgjasin afatin, ndërsa Qeveria kërkon që bankat të jenë tolerante.

Afati për pagimin e parave të shtetit skadoi të premten e kaluar, me të cilin rreth 28 mijë qytetarë për shkak të llogarive të bllokuara, të dhënave të papërditësuara ose moshapjes së llogarive të reja, nuk arritën ti marrin gjashtë mijë denarët e premtuara.

Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje deri nesër, bankat janë të detyruara me ligj t’i kthejnë paratë përsëri në buxhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat