Maqedoni: Antikorrupsioni do të kontrollojë pronën e kryetarëve të komunave dhe gjykatësve

Maqedonia

Maqedoni: Antikorrupsioni do të kontrollojë pronën e kryetarëve të komunave dhe gjykatësve

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot e miratoi programin për kontrollin e gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesit për vitin 2021, sipas së cilit do të duhet të kontrollohen kryetarët e komunave, gjykatësit dhe funksionarët qeveritarë.

Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas programit duhet të kontrollohen 15 kryetar komunash dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Siç tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, nuk mund të përfshihen të gjithë krerët e komunave, andaj do të bëjnë selektimi varësisht të mjeteve me të cilat disponojnë.

Në tremujorin e dytë është paraparë që të kontrollohen gjykatësit, ndërsa në tremujorin e tretë funksionarët qeveritarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat