Maqedoni: Mbi 60 përqind e qytetarëve nuk besojnë në kapacitetet shëndetësore për vaksinim kundër coronavirusit

Maqedonia

Maqedoni: Mbi 60 përqind e qytetarëve nuk besojnë në kapacitetet shëndetësore për vaksinim kundër coronavirusit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Shumica e qytetarëve në sondazhin e “Telma” dhe MCIC deklaruan se nuk besojnë se autoritetet shëndetësore kanë kapacitet për të zbatuar vaksinimin e paralajmëruar.

Në veçanti, 60.5 përqind e të anketuarve besojnë se autoritetet shëndetësore nuk do të jenë në gjendje të vaksinojnë të gjithë në një kohë dhe në mënyrë efektive.

Sidoqoftë, një e treta ose 34.7 përqind besojnë në kapacitetin e kujdesit shëndetësor, ndërsa 4 përqind nuk kanë mendim për këtë çështje.

Hulumtimi u krye nga M-Prospect në periudhën prej 16 deri më 24 dhjetor, përmes një sondazhi telefonik, sipas shembullit prej 1.000 të anketuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat