Lagjet shqiptare në Kumanovë të lëna pasdore, reagon këshilltari i ASH-së

Maqedonia

Lagjet shqiptare në Kumanovë të lëna pasdore, reagon këshilltari i ASH-së

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:06
Osama Muadini

Rrugë me baltë, rrugë pa trotuare, mungesë të objektit për gjimnazin, mungesë kanalizimesh, mungesë çerdhesh, parqesh dhe probleme të tjera.

Të gjitha këto janë numëruar nga këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Osama Muadini në seancën e komunës së Kumanovës, ku po miratohej buxheti dhe projektet për 2021.

Ai ka numëruar një sërë projektesh të nevojave elementare për banorët e disa vendbanimeve, që nuk figurojnë në projektet për 2021.

Por që disa në mënyrë simbolike vetëm janë shkruar me buxhete simbolike apo zero denarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat