Udhëheqësit fetarë në Maqedoni: Qëndroni pranë familjes dhe respektoni masat

Maqedonia

Udhëheqësit fetarë në Maqedoni: Qëndroni pranë familjes dhe respektoni masat

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Foto nga takimi

“Të respektohen masat dhe të festohet në mënyrë të përgjegjshme”, porositën sot udhëheqësit e bashkësive fetare dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, të cilët realizuan takim në Klubin e deputetëve në Shkup.

Në takim morën pjesë kryepeshkopi Stefan, kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu, peshkopi Kiro Stojanov dhe Marjan Dimov.

“Të festojmë përgjegjshëm, të jemi në rrethin e familjeve dhe t’i shmangim tubimet, përveç kur është e patjetërsueshme, por me respektim të masave”, thanë liderët fetarë.

Ata në takim diskutuan edhe për reformat në arsimin fillor, dhe kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i përfshijë ata në diskutimin publik për propozim-ndryshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat