Nikolloski: Marrëveshja me Bullgarinë është gabim i madh

Maqedonia

Nikolloski: Marrëveshja me Bullgarinë është gabim i madh

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Aleksandar Nikolloski

Aleksandar Nikolloski, deputet dhe nënkryetar i OBRM-PDUKM, sot në seancën për pyetje të deputetëve, tha se qeveria bëri gabim duke nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë.

Nikolloski tha se me marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë historia vendos të ardhmen e Maqedonisë, dhe me komisionin historik çdo kryeministri bullgar i jepet mundësia kur ai dëshiron të bllokojë Maqedoninë.

“Unë mendoj se është një gabim i madh, marrëveshje nga e cila varet drejtpërdrejt perspektiva evropiane dhe Borissovit dhe cilit do kryeministër të ardhshëm bullgar, i jepet mundësia ta bllokojë Maqedoninë. Është një gabim absolut dhe është e papranueshme në Ballkan të bësh një gabim të tillë”, theksoi Nikolloski.

Ai shtoi se është mirë të arrihen marrëveshje, por më e rëndësishme është çfarë marrëveshje arrihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat