Legalizohet marihuana në Maqedoninë Veriore: Secili qytetar mund të mbjellë dy-tri fije

Maqedonia

Legalizohet marihuana në Maqedoninë Veriore: Secili qytetar mund të mbjellë dy-tri fije

Nga: B.S. Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 08:31
Marihuana

Çdo qytetar do të ketë mundësi të rritë dy deri në tri kërcyej kanabisi për përdorim personal, ka thënë dje kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në Kuvend, raporton portali Plusinfo.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Kuvendit, Zaev tha se legalizimi i marihuanës do të hapë mundësinë që çdo qytetar të jetë në gjendje të mbjell një sasi të caktuar të kanabisit për përdorim personal.

"Nuk do të jetë privilegj vetëm për të pasurit të investojnë, qëllimi është që çdo qytetari t'i mundësohet që të rritë dy deri në tre kërcyej nën kontrollin e agjencisë, gjë që parashikohet nga ligji në mënyrë që ai ta përdorë atë për përdorim personal ose t'ia delegojë një kompanie për ta kultivojë në vend të tij. Dhe secili trung do të shënohet me numër të veçantë për kontroll ", shpjegoi Zaev.

Ai theksoi se me legalizimin e marihuanës, potencialet ekonomike për zhvillimin e disa degëve ekonomike po hapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat