Nxjerrët një trup i pajetë nga lumi Vardar

Maqedonia

Nxjerrët një trup i pajetë nga lumi Vardar

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Foto Ilustrim

Pasditen e sotme, një trup i pajetë u hoq nga ujërat e Vardarit në dalje nga fshati Çegran në Gostivar, ndërsa identiteti i viktimës është ende i panjohur.

Ndërkohë, vendin e kanë siguruar oficerët e policisë dhe po kryhet inspektim pranë urës, ku u gjet trupi i pajetë dhe po përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Në ndërkohë, një ekip nga SPB Tetovë po punon për të ndriçuar ngjarjen, ndërsa është thirrur edhe prokurori publik.

Trupit të pajetë do t’i bëhet autopsi, pas së cilës do të zbulohet identiteti i të ndjerit dhe shkaqet e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat