MPB informon Prokurorinë Publike për hapjen e procedurave kundër maqedonasit që ofendoi shqiptarët në Manastir

Maqedonia

MPB informon Prokurorinë Publike për hapjen e procedurave kundër maqedonasit që ofendoi shqiptarët në Manastir

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Nazim Bushi

Zv. ministri i MPB-së Nazim Bushi informon se është informuar Prokuroria Publike për hapjen e procedurave kundër N.N. i cili ofendoi një familje shqiptare në Manastir në baza etnike.

“Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka informuar Prokurorinë Publike me qëllim hapjen e procedurave zyrtare ndaj personit me iniciale N.N i cili dje në mënyrë publike, kërcënoi në baza etnike qytetarin Albin Sherifov, nënën e tij Syndyz Sherifova dhe motrën Albina Sherifova të cilët gjatë kësaj ngjarjeje të pahijshme kanë qenë në orar të punës, në tezgën e tyre në Pazarin e Ri të Manastirit.

Ministria e Brendshme dënon çdo veprim të tillë dhe rikujton qytetarët se gjuha e urrejtjes, nxitja e saj në baza etnike, gjinore apo fetare ose për arsye të tjera diskriminuese nuk do të tolerohet ndaj askujt.

Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i prerë sa i përket këtyre paraqitjeve. Çdo vepër e tillë, nuk do të mbetet pa dënimin e merituar”, shkruan Bushi.

Gjatë ditës së djeshme, në Manastir, një qytetar maqedonas ofendoi shqiptarët duke ju thënë se “Këtu asnjë shqiptarë nuk do të mbesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat