LSDM: Njoftimi i OBRM-PDUKM-së se nuk do të mbështes regjistrimin e popullsisë tregon sjelljen e tyre anti-shtetërore

Maqedonia

LSDM: Njoftimi i OBRM-PDUKM-së se nuk do të mbështes regjistrimin e popullsisë tregon sjelljen e tyre anti-shtetërore

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:11
LSDM

Njoftimi i OBRM-PDUKM-së për satën herë se nuk do të mbështesin regjistrimin përsëri tregon sjelljen e tyre anti-shtetërore, të papërgjegjshme dhe shkatërruese, në kundërshtim me interesat kombëtare, reagojnë nga LSDM.

“OBRM-PDUKM nuk dëshiron të kuptojë se regjistrimi është një operacion statistikor, jo politik, një proces i rëndësishëm për të pasur të dhëna të plota që janë të rëndësishme për krijimin e politikave dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekuilibruar të të gjitha sferave në vend.

Regjistrimi do të kryhet në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret e EUROSTAT, plotësisht në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

Me Projektligjin për Regjistrimin, ne synojmë që kurrë më të mos e trajtojmë këtë operacion statistikor si një çështje politike që do të varet nga vullneti i partive dhe liderëve të partive, por si një operativ-statistikor.

Shqetësimi i pretenduar i OBRM-PDUKM-së nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shtyrë këtë operacion statistikor dhe për ta politizuar më tej atë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat