Vetëvrasje në RMV në shtatë vitet e fundit ka lëvizur me shifra të larta, ky fenomen vazhdon të mbetet problematik

Maqedonia

Vetëvrasje në RMV në shtatë vitet e fundit ka lëvizur me shifra të larta, ky fenomen vazhdon të mbetet problematik

Më: 3 janar 2021 Në ora: 08:03
Ilustrim

Numri i vetëvrasje në Maqedoninë e Veriut në shtatë vitet e fundit ka lëvizur me shifra të larta dhe ky fenomen vazhdon të mbetet problematik. Si rezultat i problemeve të ndryshme në shoqëri, deri në vitin 2014 mesatarisht janë regjistruar nga 150 vetëvrasje, ndërsa numri më i lartë ka qenë në vitin 2012 kur janë shënuar në total 174 vetëvrasje. Numri më i vogël i vetëvrasjeve është shënuar në vitin 2017 ose gjithsej 103 vrasje të tilla.

Nga tentimet për vetëvrasje e që janë penguar nga policia numri më i suksesshëm ka qenë në vitin 2012 kur janë shënuar 244 tentime për vetëvrasje, ndërsa në vitin 2017 ka pasur 133 raste për tentim vetëvrasjesh.

 Dhuna seksuale, fenomen në rritje

Fenomen mjaft i frikshëm në Maqedoninë e Veriut që është në rritje viteve të fundit është dhuna seksuale.Nëse në vitin 2010 ishin regjistruar vetëm 28 vepra të tilla, në vitin 2017 ky numër thuajse është dyfishuar dhe ka arritur shifrën e 55 veprave penale për dhunë seksuale. 

E dhimbshme, edhe pse është në rënie, është numri i sulmeve seksuale ndaj fëmijëve. Në vitin 2010 ishin regjistruar 61 raste të sulmeve seksuale ndaj fëmijëve, ndërkaq në vitin 2017 janë shënuar 26 sulme seksuale, që në fakt sërish është një shifër e lartë duke i konsideruar pasojat nga e rënda nga kjo vepër e shëmtuar. Qyteti me më së shumti vepra penale nga dhuna seksuale në vitin 2017 është Strumica me 20 raste të regjistruara, kurse pasojnë Shtipi me 13 dhe Ohri me 8 raste, shkruan Zhurnal.mk.

Tregtia e paligjshme me drogë

Tregtia e drogës dhe narkotikëve mbetet ende shumë e lartë në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas statistikave të MPB-së më së shumti raste janë regjistruar në vitin 2014 kur ishin arrestuar 872 persona për 717 vepra penale të trafikimit të drogës, ndërsa në vitin 2017 janë shënuar 552 vepra të tilla dhe janë regjistruar 629 persona. Rastet më të shumta të të arrestuarve nga tregtia me drogë janë shënuar në Shkup dhe Ohër me 112 gjegjësisht 111 raste.

Llojet e drogës më të përhapur në Maqedoni janë tabletat ekstazi numri i kapur i të cilave është dyfishuar në vitin 2017, në 1187 tableta të konfiskuara, ky fakt është dyfish nga numri i 522 tabletave të kapura në vitin 2016. Në pasqyrën e drogave të konfiskuara, në vitin 2017 janë konfiskuar vetëm 389 rrënjë kanabis, ndërsa numri i tyre ka qenë mbi dy mijë të tilla në vitin 2015 dhe 2016. Më së shumti kanabis i konfiskuar ka ndodhur në vitin 2010, kur ishin konfiskuar 4199 rrënjë.

MPB në të dhënat e saja ka publikuar se në vitin 2012 janë arrestuar 55.3 kilogram heroinë, kurse në vitin 2017 është arrestuar vetëm 1.4 kilogram marihuanë.

Armët – lehtë të përdorura tek popullata

Shtënia me armë dhe mbajtja e tyre ende është praktikë e dhimbshme tek popullata në Maqedoninë e Veriut. Dëmet e shkaktuara nga përdorimi i armëve ende është shumë i lartë, e kjo vërehet edhe në rastin e plagosjes së personave në dasma, sidomos te shqiptarët.

Të dhënat e policisë tregojnë se më së shumti armë janë kapur në vitin 2010, ose gjithsej 1279 copë armë, ndërkaq në vitin 2017 numri i armëve të kapura është 190.

Nëse shohim statistikat, ende mbetet i lartë numri i krimit të cilin qeveritë, qoftë ajo e VMRO-DPMNE-së por edhe kjo e LSDM-së, kurrsesi nuk arritën ta zhdukin dhe të krijojnë te popullata një ndjenjë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat