Qytetarët më borxhe të larta ndaj bankave

Maqedonia

Qytetarët më borxhe të larta ndaj bankave

Më: 3 janar 2021 Në ora: 08:10
Ilustrim

Përfundimisht me nëntorin e vitit të kaluar borxhi i përgjithshëm i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave është 5.7 miliardë euro.

Kreditë në banka shënojnë rritje prej 5.4% krahasuar me një vit më parë.

Qytetarët më së shumti marrin kredi konsumi, dhe më pas vijnë kreditë për blerje dhe rinovim të banesave. Kompanitë e Maqedonisë pjesën më të madhe të nevojave të tyre financiare e mbulojnë me kredi nga bankat.

Në intervistë për agjencinë MIA, Kryetarja e Asociacionit të Bankave Maja Stevkova-Shterieva tha se ka edhe rritje të depozitave bankare prej 6.3 për qind. Qytetarët dhe shoqatat jo-financiare kursejnë më së shumti në denarë, ndërsa kursimet totale arrijnë në 6.8 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat