Më shumë se 1/5 e të rinjëve nuk mësojnë, janë të papunë dhe nuk ndjekin trajnime

Maqedonia

Më shumë se 1/5 e të rinjëve nuk mësojnë, janë të papunë dhe nuk ndjekin trajnime

Më: 3 janar 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Papunësia e të rinjëve në vendet e Ballkanit perëndimor është në përgjithësi e lartë, edhe pse ka rënie të këtij numri, në vitin 2018 shkalla e papunësisë në vendin tonë ende është dy herë më e madhe se përqindja në BE, me një të pestën e të rinjëve të cilët hyjnë në grupën NEET – të rinjë të cilët nuk mësojnë, nuk janë të punësuar dhe nuk ndjekin trajnime.

Pjesa më e madhe e këtyre të rinjëve – 36,6% janë të papunësuar për gjatë vite, prej të cilëve më së shumti janë gra të moshës 25 deri 29 vjeç, vetëm me arsim fillor dhe të cilët jetojnë në zona rurale.

Shteti nuk ka të dhëna të sakta dhe informata për problemin e papunësisë të të rinjëve, ndërsa pjesa më e madhe e politikës është gjenerale dhe nuk fokusohet tek të rinjtë.

Arsimimi i keq, apatia dhe demotivimi i të rinjëve, si dhe njohuritë e paduhura me nevojat e tregut po identifikohen si arsye shtesë për papunësinë e lartë tek të rinjtë dhe emigrimi, për çka nevojitet reformë e thellë në gjitha nivelet e sitemit arsimor, e bazuar në analiza kualitative dhe konkludime nga të gjitha palët e interesuara, veçanërisht të rinjtë.

Maqedonia e Veriut është një nga shtetet me përqindje më të lartë të të rinjëve të papunë, të moshës 15 deri në 24 vjeç – 24,1%. Kjo është më lartë se përqindja mesatare e Ballkanit perëndimor – 22,1%. Por, me përqindjen më të madhe në Ballkan është Kosova dhe atë me 28,5%, më pas Shqipëria me 26,5%. Mali i Zi me 16,2%, Serbia me 16,5 % dhe Bosnja e Hercegovina me 21,6%. Në Europë, mesatarja është 17,2%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat