PPD konstaton se vendi nuk ka qenë në gjendje më të keqe ekonomike e finansiare që nga fillimi i pavarësisë e deri më sot

Maqedonia

PPD konstaton se vendi nuk ka qenë në gjendje më të keqe ekonomike e finansiare që nga fillimi i pavarësisë e deri më sot

Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:53
PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK

Këshilli nismëtar për aktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik me vëmendje të posaçme i ka ndjekur zhvillimet ekonomike, politike, sociale e shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut vitin që shkoi, gjegjësisht gjatë mandatin të qeverisjes së kësaj qeverie të koalicionit të partive satelite të LSDM-së dhe asaj shqiptare të BDI-së.

PPD konstaton se vendi nuk ka qenë në gjendje më të keqe ekonomike e finansiare që nga fillimi i pavarësisë e deri më sot gjë që dëshmon edhe rritja e borxhit të jashtëm me shpejtësi marramendëse, si rezultat i marrjes së kredive të larta nga institucionet kreditore evropiane, botërore dhe vendase.

Pandemia e virusit korona e nxori në pah faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka sistem të zhvilluar shëndetsor dhe është vendi i parë ballkanik me vdekje nga pandemia dhe vendi i fundit i cili do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit dhe atë më tepër si rezultat i ndihmave që i ofrojnë vendet fqinje dhe ato anëtare të BE-së se sa rezultat i proektimit qeveritar.

PPD vlerëson se në vend që të mirren me çështje jetësore të qytetarëve gjatë gjithë kësaj kohe udhëheqsit politikë të vendit më tepër kanë qenë të interesuar për sjelljen e ligjit për kultivimin legal të marihuanës (madje edhe nga tre rrënjë në çdo familje) dhe milionat që do t’i fitojnë kultivuesit e bimëve narkotike se sa për mirëqenien ekonomike, sociale, shëndetsore e kutlurore të qytetarëve të saj.

PPD konstaton se dështimi më i madh i kësaj qeverie në periudhën e deritashme është politika e dështuar e jashtme e vendit, gjegjësisht mosmbajtja e konferencës ndërqeveritare midis Maqedonisë dhe BE-së dhe me këtë moscaktimi i kohës për fillim të negociatave për anëtarsim të plotë të vendit në BE.

Edhe pse kësaj rradhe shkasi i ngecjes në eurointegrime ishte vetoja e Republikës së Bullgarisë, realiteti e tregon të kundërtën: Maqedonia është shndërruar në oazë të korrupsionit dhe krimit të organizuar ekonomik ku gjyqësia është kapur rëndë nga elitat politike në pushtet dhe ndoshta mund ta shpëtojë ndonjë Komision Pribe 2 ; administrata thellësisht e partizuar nga elitat udhëheqëse si dhe nepotizmi i cili nuk ka të sosur.

Nisur nga kjo PPD konsideron se Qeveria aktuale duhet sa më parë të punojë në sjelljen e një ligji të ri për zgjedhje me një njësi zgjedhore , pa prag zgjedhor dhe lista të hapura. Kjo gjë do ta dëmtonte autokracinë e liderëve politik por do ta forconte demokracinë parlamentare në vend.

Me këtë partitë politike që gjatë gjithë kohës janë angazhuar për krijimin e favoreve partiake në dëm të përparimit të shtetit do ti hapnin rrugë forcimit të demokracisë dhe integrimit të shpejtë të vendit në BE.

Tetovë, më 3 janar 2021 Këshilli nismëtar i PPD-së
Z.S

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat