Kryetari KSI-së Zharko Karaxhovski është pozitiv për coronavirus

Maqedonia

Kryetari KSI-së Zharko Karaxhovski është pozitiv për coronavirus

Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:54
Zharko Karaxhovski

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski është pozitiv për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, mjeku Zharko Karaxhovski është pozitiv për virusin Covid-19.

Ai qëndron në shtëpi i izoluar, ndihet mirë. Edhe gruaja e tij mbetet në izolim.

Sipas anketave epidemiologjik, këto ditë Karaxhovski nuk ka pasur kontakte me anëtarët e tjerë të familjes së gjerë, kolegë nga ISHP, dhe as me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat