Mariçiq: Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Maqedonia

Mariçiq: Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:12
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bojan Mariçiq ka folur edhe një herë për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, duke thënë se shteti nuk dorëzohet për ekstradimin e tij nga Hungaria.

“Maqedonia nuk e ka të ndaluar të kërkojë disa herë ekstradimin e Gruevskit. Rasti me pranimin nga Gjykata Kushtetuese të faljes nga Gjorge Ivanov është një situatë e re. Deri tani ne kemi kërkuar dy herë ekstradimin e tij nga Hungaria. Më 20 nëntor , 2018 dhe 13 qershor viti 2019.

Nuk heqim dorë nga ekstradimi i tij” thotë Mariçiq.

Ministri gjithashtu thotë se në vend do të ndryshojnë gjërat në gjyqësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat